Kur fletët shpalosen

Ed’hem Sherkavi

“Shumica e personave që e ndryshuan rrjedhën e historisë nuk kishin diploma universitare. Hipokrati dhe Ibn Sina nuk diplomuan në fakultetin e mjekësisë, e po të ishin në mesin tonë sot, nuk do t’u lejohej ushtrimi i profesionit!
Bethoweni nuk diplomoi në institutin e lartë të arteve; Mutenebbi nuk ka diplomë për letërsi arabe, e sikur të garonte në “Poeti i milionit”, do të nxirej nga gara për shkak të votave të pakta!
Sibevejhi nuk ka diplomë në sintaksë, e Halil ibn Ahmed el-Ferahidi nuk ka diplomë në metrikë, e sipas kritereve aktuale, universitetet s’do t’i pranonin ata si ligjërues, ndonëse i pari është themeluesi i sintaksës, kurse i dyti – shpikësi i muzikës së poezisë!
Njutoni nuk ka diplomë universitare në fizikë; Pikaso nuk i ka ndjekur mësimet në institutin e arteve të bukura; Halid ibnul-Velid nuk ka diplomuar në akademinë ushtarake, mirëpo kishte më shumë njohuri për luftën sesa gjeneralët e Pentagonit!
Shafiu nuk ka diplomë në sheriat, kurse Ahmed ibn Hanbeli nuk ka përgatitje akademike që do t’i lejonte të ngjitej sot në minber!
Ibnul-Hejthem nuk ka diplomë në oftalmologji; Umer ibnul-Hattabi i mposhti perandoritë më të mëdha të kohës, themeloi sistemin e regjistrave shtetërorë, qeverisi me një umet të tërë me drejtësi dhe eksperiencë dhe po ashtu nuk ka diplomë në marrëdhëniet ndërkombëtare!”

Nga Ed’hem Sherkavi

Përktheu Jahja Hondozi

Shënim për autorin

SHERKAVI, Ed’hem Shkrimtar palestinez. Lindi në Liban, në qytetin Sur. Ka magjistruar për letërsi arabe në Universitetin e Bejrutit. Ka punuar një kohë për gazetën e Katarit El-Vatan. Librin e parë me titull Ehadithus-sabah (Bisedat e mëngjesit) e botoi në vitin 2012. Shkrimet i boton me nofkën Kuss ibn Sa’ide.