Kur Hafiz Sabri Koçi thoshte “ç’na duhet përqindja” (Video)

Shqipëria në vitin 1991, si në të gjitha fushat, edhe në aspektin fetar ishte e mjeruar. 1600 xhami që funksionin në të kaluarën, të gjitha ishin rrafshuar për tokë dhe ndonjë që kishte mbetur si ndërtesë ishte shndërruar e kthyer në magazinë, klub, apo lënë në mëshirën E kohës.

Vetëm nga dëshira e mirë e njerëzve besimtarë te cilet kryen shumë punë, bëri që ato të meremetoheshin disi e të ktheheshin në mjedise për të kryer rite fetare.

Një video e jashtëzakonshme e H. Hafiz Sabri Koçit, kreut të parë të KMSH-së pas komunizmit (1991-2003), lidhur me përqindjet e përkatësisë fetare në Shqipëri, gjatë një ligjërate në fillim të viteve ’90. /MESAZHI/