Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 11:00.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare dhe çështje tjera parlamentare.
Pikat e rendit:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës,
5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
6. Propozim i GP Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave








