Ballina Artikuj Kur hajduti u tregua fisnik

Kur hajduti u tregua fisnik

Mirza Adib
Shkrimtari pakistanez Mirza Adib, në librin e tij “Misbah”, tregon:
Në vitet ’60 shkova në Delhi për të punuar. Një ditë, pasi zbrita nga autobusi, kontrollova xhepat dhe u befasova kur kuptova se dikush më kishte vjedhur.

Në xhepin tim, përveç nëntë rupive, kisha edhe një letër në një zarf, të cilën ia kisha shkruar nënës sime:
“Nëna ime e dashur, më kanë pushuar nga puna dhe këtë muaj nuk do të mund të të dërgoj pesëdhjetë rupi, siç bëj zakonisht…”
E kisha mbajtur atë letër në xhep prej tri ditësh, me shpresën se do ta dërgoja sapo të siguroja ndonjë para.
Kaluan disa ditë.
Pastaj më erdhi një letër nga nëna. U shqetësova dhe mendova: Me siguri po më kërkon paratë që zakonisht ia dërgoja.
Por, kur e hapa letrën, mbeta i hutuar.
Nëna më falënderonte dhe më dërgonte lutjet e saj:
“Më kanë ardhur 50 rupi me postë. Sa djalë i mrekullueshëm që je! Ma dërgon gjithmonë shumën në kohë dhe nuk vonohesh kurrë, edhe pse të kanë pushuar nga puna. Zoti të dhëntë sukses dhe të begatoftë me furnizim.”
Për ditë të tëra mbeta i habitur.
Kush vallë ia kishte dërguar nënës sime ato para?
Pas disa ditësh më erdhi edhe një letër tjetër. Ishte shkruar me një dorë shkrimi që mezi lexohej.
Në të thuhej:
“Adresën tënde e gjeta në zarfin e letrës. I shtova nëntë rupive të tua edhe dyzet e një rupi që i kisha mbledhur më parë dhe ia dërgova nënës sate me postë, në adresën që gjeta në letër.
Të them të drejtën, mendova për nënën time dhe për nënën tënde. Dhe thashë me vete: Pse duhet të flejë nëna jote e uritur për ditë të tëra dhe unë të mbaj mbi vete edhe mëkatin tënd, edhe të saj?
Të përshëndes.
Jam unë, ai që të vodhi në autobus.
Më fal.”

Hoxhë Halil Avdulli