Nga aspekti shkencor, gjuha dhe emocionet janë të lidhura ngushtë.
Mënyra se si flasim me veten dhe të tjerët ndikon drejtpërdrejt në sistemin limbik, pjesën e trurit që kontrollon emocionet dhe reagimet tona.
Fjalët pozitive nxisin çlirimin e oksitocinës dhe serotoninës, hormone që përmirësojnë ndjesinë e mirëqenies dhe qetësisë.
Ndërsa fjalët negative rrisin nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, duke ndikuar negativisht në trurin dhe trupin tonë.
Kujdesi ndaj gjuhës nuk është vetëm një çështje etike dhe morale, por një proces thelbësor që ndikon në gjendjen tonë emocionale, psikologjike dhe shëndetësore.
Prandaj, flit me kujdes dhe zgjidh fjalët pozitive – sepse ato jo vetëm që formojnë botën tënde, por edhe e zbukurojnë zemrën tënde.
Vehbi Zeqiri








