Kurani i mrekullueshëm (1)

Gary Miller

Ta quash Kuranin mrekulli, të mahnitshëm, nuk është diçka që e kanë bërë vetëm myslimanët, të cilët e vlerësojnë ashtu dhe janë të kënaqur me të. Ai është cilësuar i mrekullueshëm nga jomyslimanët gjithashtu. Në të vërtetë edhe njerëzit që e urrejnë shumë Islamin e kanë quajtur atë mrekulli.(1)
Një gjë e cila i befason jomyslimanët, të cilët po e shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë libër është se Kurani nuk u paraqitet atyre, ashtu siç e prisnin ata. Ajo çka pandehin ata është se kanë në dorë një libër të vjetër, i cili ka ardhur nga shkretëtirat arabe 14 shekuj më parë dhe ato pretendojnë se ky libër i ngjason një libri të vjetër të ardhur nga shkretëtira, por më vonë zbulojnë, se ai libër s’i ngjason aspak atij libri që ato mendonin. Veç kësaj, gjëja e parë që njerëzit marrin me mend është se ai duhet të flasë rreth shkretëtirës, meqenëse vjen nga shkretëtira. Në fakt Kurani flet rreth shkretëtirës, disa nga përshkrimet e tij përshkruajnë shkretëtirën, por ai gjithashtu flet rreth detit dhe se si është një stuhi në det.
Disa vite më parë në Toronto dëgjuam një histori përreth një burri, i cili e nxirrte jetesën në marinën tregtare dhe jetonte në det. Një mysliman i dha atij një përkthim të Kuranit për ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgjë rreth historisë islame, por ishte i interesuar për leximin e Kuranit. Pasi e përfundoi së lexuari ia ktheu myslimanit dhe e pyeti: “Ky Muhamedi, a ka qenë marinar?” Atij i kishte bërë shumë përshtypje, se me sa saktësi Kurani e përshkruan një stuhi në det, dhe kur i thanë se faktikisht Muhamedi ka jetuar në shkretëtirë, për të ishte e mjaftueshme që ta përqafonte Islamin menjëherë.
Ai u ndikua kaq shumë nga përshkrimi kuranor, pasi që ai kishte qenë vetë i pranishëm gjatë shumë stuhive në det dhe e dinte shumë mirë se kushdo që e kishte shkruar atë përshkrim duhet të kishte qenë vetë gjithashtu në një stuhi detare. Përshkrimi i valës, e mbi të një valë tjetër e mbi të retë, nuk ishte thjesht një imagjinatë e dikujt rreth stuhisë që ishte shkruar. Më saktë ajo ishte shkruar nga dikush që e njihte mirë si është një stuhi në det. Ky është një shembull se si Kurani nuk lidhet apo ka të bëjë vetëm me një vend e kohë të caktuar. Pa dyshim të dhënat shkencore të paraqitura në të nuk ngjajnë të kenë origjinë nga shkretëtira e 14 shekujve më parë.
Shumë shekuj para fillimit të profetësisë së Muhamedit a.s. ka qenë e mirënjohur teoria atomiste e filozofit grek Demokritit. Ai dhe ndjekësit e tij pretendonin, se lënda përbëhej nga grimca të vogla, të pazbërthyeshme, e të pandashme që quhen atome. Arabët gjithashtu u morën me këtë koncept: në fakt fjala arabishte “dherr-rrah”, zakonisht i referohet grimcës më të vogël të njohur nga njeriu. Tani shkenca moderne ka zbuluar se kjo njësi më e vogël e lëndës (i.e. atomi, i cili ka të njëjtat tipare e veçori, si elementët që e përbëjnë) mund të ndahet në pjesët përbërëse të tij.
Kjo është një ide e re, një zhvillim i fundshekullit të kaluar për të cilën ka akoma mjaft interes, por ky informacion ka qenë i dokumentuar në Kuran, i cili thotë: “… Atij nuk mund t’i fshihet, as në qiej e as në tokë sendi sa atomi, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në Librin e Qartë.” (Es-Sebe’ë, 3)
Pa dyshim 14 shekuj më parë kjo deklaratë mund të jetë dukur e pazakontë, madje dhe tek arabët. Për ata “dherr-rrah” ishte gjëja më vogël që ekzistonte. Kjo është një provë, se Kurani nuk është i vjetruar.
Një shembull se çfarë mund të presësh, që të gjesh në një “libër të vjetër”, që prek temat e shëndetësisë ose mjekësisë është se do të gjesh kura apo mjekime të vjetra. Burime të ndryshme historike tregojnë se Profeti a.s. ka këshilluar mbi shëndetin dhe higjienën, edhe pse shumica e këtyre pjesëve këshilluese nuk përmbahen në Kuran. Në një shikim të parë te jomyslimanët kjo mund të duket si neglizhencë. Ata nuk mund të kuptojnë pse Allahu nuk mund ta përfshinte këtë lloj informacioni të dobishëm në Kuran. Disa myslimanë përpiqen ta sqarojnë këtë mungesë me argumentimin e mëposhtëm: “Edhe pse këshilla e Profetit ka qenë e dëgjuar e zbatuar në kohën kur jetoi, Allahu me urtësinë e Tij të pafundme e dinte që më përpara, se do të vinte më vonë një përparim mjekësor dhe shkencor, të cilat do ta bënin këshillën e Profetit të dukej e vjetruar. Kur zbulimet e fundit do të ndodhnin njerëzit mund të thoshin se ky informacion bie ndesh me atë që Profeti na ka dhënë, kështu përderisa Allahu nuk do të lejonte kurrë asnjë mundësi për jomyslimanët të pretendonin se Kurani bie në kundërshtim me veten e tij ose me mësimet e profetit, Ai përfshiu në Kuran vetëm informacionin dhe shembujt, të cilët mund t’i qëndrojnë testeve gjatë gjithë kohëve. Megjithatë kur dikush e shqyrton realitetin e vërtetë të Kuranit në lidhje me ekzistencën e tij, si shpallje hyjnore, e kupton se e tërë lënda është sjellë në perspektivën e duhur dhe gabimi në një argumentim të tillë është i qartë dhe i kuptueshëm. Duhet të jetë e qartë se Kurani është një shpallje hyjnore, dhe si e tillë i gjithë informacioni në të ka origjinë hyjnore. Është Allahu Ai që e shpalli Kuranin. Është Fjala e Allahut, e cila ka ekzistuar para krijimit dhe asgjë tjetër smund ti shtohet, apo t’i hiqet, apo ti tjetërsohet, apo t’i ndryshohet. Në thelbin e tij Kurani ka ekzistuar dhe ka qenë kompletuar para krijimit te profetit Muhamed a.s., kështu që smund të përmbajë asnjë prej fjalëve të vetë Profetit a.s. apo këshillave të tij. Një përfshirje e këtij informacioni do të kundërshtonte dukshëm qëllimin e ekzistencës së Kuranit, do ta komprometonte autoritetin e tij dhe do ta kthente në një libër të pasaktë si shpallje hyjnore.
Rrjedhimisht nuk ke për të gjetur “shërime popullore” në Kuran, për të cilën dikush mund të mendojë se është i vjetruar. Ai nuk përmban opinione njerëzore se çfarë mund të jetë e dobishme për shëndetin, çfarë ushqimi është më i mirë për tu ngrënë, apo çfarë mund ta shëroje këtë apo atë sëmundje. Në fakt Kurani përmend vetëm një gjë që ka të bëjë me trajtimet mjekësore dhe nuk është në kundërshtim me asnjë. Ai thotë se mjalti kuron. Dhe sigurisht unë s’mendoj se mund të dali dikush të debatojë për këtë.
Në qoftë se dikush pretendon se Kurani është prodhim i mendjes njerëzore, atëherë dikush mund të mendojë, se ai do të pasqyrojë disa gjëra mbi të cilat mendja e atij njeriu që e hartoi atë i ka menduar. Në fakt është e sigurt se enciklopedi dhe libra të ndryshëm pretendojnë se Kurani është pasojë e halucinacioneve që i provoi Muhamedi. Në qoftë se këto hamendësime janë të vërteta, në qoftë se me të vërtetë e ka origjinën prej disa problemeve psikologjike më mendjen e Muhamedit, atëherë faktet e tyre do të ishin të qarta në Kuran. A ndodhet ndonjë fakt i tillë në Kuran? Me qëllim që të përcaktohen nëse po apo jo, dikush duhet të gjejë në fillim se çfarë gjërash do të kenë qenë ato që ai ka menduar në atë kohë dhe pastaj të kërkojë për këto mendime dhe pasqyrime në Kuran.
Është një fakt i mirënjohur se Muhamedi ka pasur një jetë të vështirë. Të gjitha vajzat e tij vdiqën para tij përveç njërës dhe ai pati një grua që për shumë vjet ishte shumë e dashur dhe e rëndësishme për të, e cila vdiq në një periudhë kritike të jetës së tij. Faktikisht ajo do të ketë qenë një grua e vërtetë, sepse kur i erdhi shpallja e parë Profetit, ai vrapoi në shtëpi tek ajo i frikësuar. Sigurisht edhe sot dikush do ta ketë të vështirë të gjejë një arab, i cili do të thotë: “Unë u frikësova, prandaj vrapova në shtëpi tek gruaja ime!” Ata nuk janë kështu? Ndërsa Muhamedi a.s. u ndie rehat mjaftueshëm me gruan e tij, saqë të ishte në gjendje ta bënte këtë gjë. Kjo tregon sa grua ndikuese dhe e fortë ishte ajo. Edhe pse këto shembuj janë vetëm pak nga ato tema, që mund të kenë qenë në mendjen e Muhamedit a.s., mjaftojnë për të vërtetuar atë që synoja. Kurani nuk përmend asnjë nga këto gjëra, as vdekjen e fëmijëve të tij, apo vdekjen e shokut të tij të besueshëm apo të gruas së tij të dashur, asgjë, madje këto tema mund ta kenë lënduar atë, mërzitur, shkaktuar dhimbje dhe brengosje gjatë kësaj kohe të reflektimit psikologjik, dhe pastaj këto tema ashtu si të tjerat do të ishin përhapur ose të paktën do të përmendeshin kudo.
Një qasje e vërtetë shkencore në Kuran është e mundur, sepse Kurani ofron diçka e cila nuk është ofruar nga dorëshkrimet e feve të tjera, në veçanti dhe në përgjithësi nga fetë e tjera. Kjo është ajo çka kërkojnë shkencëtarët. Sot ka shumë persona në botë, të cilët e kanë idenë se si punon universi. Këta njerëz gjenden kudo, por komuniteti shkencor, as nuk e vret mendjen për t’i dëgjuar ata. Kjo ka ndodhur, sepse në këtë fundshekull (që kaloi) komuniteti shkencor ka kërkuar t’i testojë kundër falsifikimit. Ata thonë: “Në qoftë se ju keni teori mos na shqetësoni neve, vetëm nëse ju e sillni me atë teori një mënyrë për ne, që të provojmë nëse e keni drejtë apo gabim.”
Një test i tillë saktësie ishte ai, përse komuniteti shkencor e dëgjoi Ainshtajnin gjatë fillim shekullit të kaluar. Ai erdhi me një teori të re dhe tha: “Besoj se universi punon kështu dhe ka 3 mënyra për të provuar nëse jam gabim!” Në këtë mënyrë komuniteti shkencor e vendosi teorinë e tij në testime dhe gjatë gjashtë vjetëve ajo i kaloi të tria. Patjetër kjo nuk provon se ai ishte njeri madhështor, por provon se ai e meritonte të dëgjohet, sepse tha: “Kjo është ideja ime, dhe në qoftë se ju doni të më nxirrni mua gabim, atëherë provojeni. Kjo është ajo që saktësisht gjendet në Kuran – testin kundër falsifikimit. Disa janë të vjetra (d.m.th., janë vërtetuar tashmë) dhe disa ekzistojnë akoma. Pra, në parim thuhet: “Në qoftë se ky libër nuk është ai për të cilin pretendohet, atëherë ajo çka ju duhet të bëni është të provoni që ai është i pavërtetë d.m.th. fals.” Me të vërtetë që për 1400 vjet askush s’ka qenë i aftë ta bëjë këtë gjë dhe kështu ai akoma konsiderohet i vërtetë dhe autentik.
Ju sugjeroj juve që radhën tjetër kur ju të gjendeni në debat me dikë rreth Islamit, dhe ai pretendon se ai ka të vërtetën dhe ju jeni në errësirë lërini të gjitha argumentet e tjera fillimisht, dhe sugjeroi këtë. Pyete atë: nëse ai gjen ndonjë test të pavërtetësisë në fenë e tij? A ka ndonjë gjë në fenë tuaj, e cila mund të provojë se ju jeni gabim, ndërsa unë mund të të provoj ty se ajo ekziston? Mirë, unë mund t’ju premtoj pikërisht tani se njerëzit s’do të kenë asgjë, asnjë test, asnjë provë, asgjë. Kjo sepse ata e mendojnë si të mjaftueshme të paraqesin vetëm atë që ata besojnë, por gjithashtu ata duhet t’i japin një shans apo mundësi të tjerëve të provojnë se ata vetë janë në gabim. Sido që të jetë Islami e bën këtë. Një shembull i përkryer se si Islami i ofron njeriut një mundësi për të saktësuar vërtetësinë e tij dhe ta kapë atë në gabim!”, e kjo ndodh në kaptinën e katërt. Dhe sinqerisht unë u befasova shumë, kur e zbulova këtë sfidë. Në Kuran thuhet: “A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut do të gjenin në te shumë kundërthënie.“ (En Nisa, 82)
Kjo është një sfidë e qartë për jomyslimanët. E fton atë të gjejë një gabim. Faktikisht serioziteti dhe vështirësia e sfidës nga njëra anë, prezantimi aktual i një sfide të tillë në radhë të parë nuk është njerëzor edhe është në kontradiktë me personalitetin e njeriut. Asnjë që jep një provim në shkollë pasi ta përfundojë atë nuk do t’i shkruajë një shënim profesorit, ose instruktorit në fund duke i thënë: “Ky provim është i përkryer. Nuk ka asnjë gabim në të. Gjej vetëm një në qoftë se mundesh.” Askush nuk do ta bënte dot këtë. Mësuesin nuk do ta zinte gjumi derisa të gjejë një gabimi Kjo është mënyra pra, se si Kurani i afron njerëzit. Një qëndrim tjetër interesant, që ekziston në Kuran në mënyrë të përsëritur ka të bëjë me këshillat e tij për lexuesin. Kurani e informon atë lexues mbi fakte të ndryshme dhe jep këshillën: Në qoftë se ti do të dish më shumë rreth kësaj apo asaj, ose në qoftë se dyshon mbi diçka që është thënë atëherë “ju duhet të pyesni ato që kanë dije.” Ky gjithashtu është një qëndrim habitës. Nuk është e zakonshme të kesh një libër, i cili vjen nga një njeri i pa trajnuar në gjeografi, botanikë, biologji etj., i cili i diskuton këto tema dhe pastaj e këshillon lexuesin të pyes njerëzit e dijes, nëse ai dyshon për diçka. Madje në çdo kohë ka pasur myslimanë, të cilët i kanë ndjekur këshillat e Kuranit dhe kanë arritur zbulime të habitshme. Në qoftë se do të hidhnim një vështrim te puna e shkencëtarëve myslimanë shumë shekuj me parë do t’i gjesh ato plot me thënie kuranore. Këto punime shprehin se ato kanë bërë kërkime në këtë libër për të gjetur diçka. Dhe ata dijetarë pohojnë se arsyeja pse ata panë në një vend të tillë ishte se Kurani i çoi në atë drejtim. Për shembull, Kurani përmend origjinën e njeriut dhe më pas i thotë lexuesit: “Kërko për të! Ai i jep lexuesit një shenjë ku të kërkojë dhe më pas shpreh se dikush duhet të kërkojë më shumë rreth asaj gjëje. Kjo është një mënyrë e tillë, që myslimanët sot gjerësisht nuk bëjnë kujdes, por jo gjithmonë, siç do të ilustrohet në shembullin e mëposhtëm. Para pak vitesh, një grup njerëzish në Riad, në Arabinë Saudite mblodhën të gjitha ajetet e Kuranit, që flasin për embrionin, rritjen e qenies njerëzore në mitër. Ata thanë: “Kjo është ajo çka thotë Kurani. A është e vërtetë kjo?” Në thelb ata ndoqën këshillën e Kuranit: Pyesni ata që dinë.” Ata zgjodhën një jomysliman, i cili ishte profesor i embriologjisë në universitetin e Torontos. Emri i tij ishte Kith Mur dhe ishte autor i një libri studimor mbi embriologjinë , një ekspert botëror në këtë temë. Ata e ftuan atë në Riad dhe i thanë: “Kjo është çfarë thotë Kurani mbi temën tënde. A është e vërtetë kjo? Çfarë mund të na thoni?” Gjatë qëndrimit në Riad ata i dhanë atij të gjithë ndihmën që i nevojitej në përkthim dhe të gjithë bashkëpunimin për të cilin ai ju kërkonte. Dhe ai u befasua për atë që gjeti, saqë ndryshoi librin e tij studimor. Në fakt, në botimin e dytë të njërit prej librave të tij ai e titulloi “Para se ne të lindnim”. Në botimin e dytë rreth historisë së embriologjisë ai përfshiu disa materiale, që nuk ishin në botimin e parë për shkak të asaj që gjeti në Kuran. Me të vërtetë kjo sqaron se Kurani ishte përpara kohës kur u zbrit dhe ata që besojnë në Kuran dinë atë që të tjerët nuk e dinë.

Nga: Gary Miller
Përkthyen: Eni Tahiri dhe Roald A. Hysa.

1. Miller ishte njohës shumë i mirë i Biblës dhe një prej misionarëve të krishterë shumë të rëndësishëm në Kanada, por kur e kuptoi të vërtetën ai u konvertua në Islam dhe sot është një thirrës i madh i Islamit në Kanada. /islamgjakova