Kurti anulon pjesëmarrjen në Forumin e Bratisllavës, shkak zhvillimet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki, për shkak të zhvillimeve në komunat veriore, raporton teve1.info

Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se ka qenë e planifikuar pjesëmarrja në këtë Forum, mirëpo një gjë e tillë është shtyre dhe nuk dihet nëse do të jetë pjesë e këtij takimi ose jo.

“Ka qenë e planifikuar që të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është definitive ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, ka deklaruar Kryeziu.