Kurti e fton zyrtarisht presidentin Thaçin në takim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të letrës zyrtare ka ftuar sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Kurti e ka ftuar Thaçin sot për në orën 12:00, 16:00 ose 17:30. Ia ka shtuar gjithashtu si opsion edhe mbrëmjen.

Në letrën dërguar Thaçit thuhet se “Duke e ditur përgjegjësinë kombëtare e detyrat institucionale që i bartin pozitat tona, e kur jemi ne prag te Konferences “Munich Security Conference”, ju ftoj ne takim për t’i bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikes së jashtme”.

Bashkëlidhur gjeni letrën e plotë dërguar Presidentit. /Lajmi.net/