Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili në intervistën në emisionin Opinion ka thënë se nuk do e pengonte takimi me presidentin rus Vlladimir Putin.
Kurti e ka quajtur Thaçin gjysmë president ka cituar edhe një ish-bashkëluftëtar të Thaçit i cili sipas tij, për të shpëtuar vet nga burgu e sjell kufirin në Vushtrri.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Ambasadorit rus në Tiranë nga studioja e Opinionit të Blendi Fevziut, gjysmë Presidenti Hashim Thaçi i kërkoi takim me Putinin. Siç më tha një ish bashkëluftëtar i tij: “Ky Hashim Thaçi veç për mos me shku në burg, kufirin edhe në Vushtrri ta bjen!”







