Kurti: Jemi të interesuar që sa më herët t’i kthehemi popullit

Kryetari Albin Kurti ka thënë se në takim me u.d. të presidentes Vjosa Osmani nuk kanë folur për një datë konkrete për zgjedhje, por në harkun kohor ai ka thënë se duhet të jetë së më e shpejtë data.

Sipas tij në atë hark kohor, në datën e cila është sa më herët e mundshme janë të interesuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Ai ka thënë se ju nevojitet që të ecin sa më shpejt që duke u rikthyer te populli si burim i sovranitetit, të restaurojnë legjitimitetin e institucioneve, të ketë qeveri kompetente që e nxjerr Kosovën nga kriza e shumëfishtë.

Lidhur me atë se kandidatët me aktakuza nuk do të garojnë, ai ka thënë se janë duke pritur aktgjykimin e plotë të Kushtetueses.

Kurti ka thënë se nuk kanë diskutuar çështje politike elektorale me Osmanin.

Menjëherë pas përfundimit të takimit me Kurtin, Osmani ka nisur takimin me përfaqësuesin e LDK-së, Arban Abrashi.