Ballina Lajmet Kosovë Kurti: Kërcënimi për bombë në Kuvend, dëshmi e luftës hibride të Serbisë...

Kurti: Kërcënimi për bombë në Kuvend, dëshmi e luftës hibride të Serbisë ndaj Kosovës

Newly elected Prime Minister of Kosovo Albin Kurti (C) waves after the voting session of the Assembly in Pristina on February 3, 2020. - Albin Kurti was voted on February 3 Kosovo's new prime minister, raising hopes that a EU-mediated dialogue with Serbia, in stalemate for over a year, could resume and ease tensions in the war-scarred region. The 44-year old Kurti and his cabinet were elected four months after a snap election and only a day before the deadline, avoiding to push Kosovo into a political crisis. Once dubbed 'Kosovo's Che Guevara', Kurti vowed to tackle economy and unemployment, fight corruption and introduce a three-month compulsory military service. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të dielën ka bërë të ditur se kërcënimi për bombë i adresuar të shtunën ndaj Kuvendit të Kosovës është konfirmuar se origjinën e ka në Serbi.

Pas këtij lajmi ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili i ka përgëzuar institucionet shtetërore për siç ka thënë ‘reagimin e shpejtë dhe profesional’.

Kurti ka theksuar se konfirmimi që ky sulm e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës.

“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional. Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.