Kurti ngushëllon Turqinë: Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllimet Turqisë, pas shpërthimit në Taksim ku humbën jetën gjashtë persona.

Kurti ka thënë se mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën të afërmit, ndërsa ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Twitter. /teve1