Kurti: Qeveria ka ndarë buxhet rekord për komunat

Kryeministri i Kosovës, tha se Qeveria ka ndarë buxhet rekord për komunat, raporton teve1.info

Kurti në fjalën e tij hyrëse në mbledhje të Qeverisë tha se në disa raste niveli i qeverisjes lokale po përdoret si opozitë ndaj nivelit qendror.

Kurti ka thënë se për financimin komunal nga Komisioni i Granteve ka ndarë mbi 742 milionë euro për buxhetin komunal.

“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës me komunat të katërtin deri më tani. Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale po përdoret për opozitë nivel qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është tani. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”, ka thënë Kurti në nisjen e mbledhjes.