Kurti sot fillon – i vetëm – garën për kryetar të VV-së

Albin Kurti nuk do të garojë kundër askujt në garën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai vetëm duhet të bindë anëtarët e VV-së që t’i besojnë platformës së tij të cilën do të fillojë ta shpalosë sot.

Kurti do ta hapë fushatën e tij zgjedhore brenda artise në sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në orën 15:00.

Rikthimi i Kurtit në kryer të Vetëvendosjes po bëhet në një moment tepër interesant, pasi Lëvizja ka pësuar çarjen e parë të madhe.

Kryetari aktual, dy nënkryetarë dhe sekretari organizativ i partisë tashmë janë të dorëhequr, bashkë edhe me disa deputetë e anëtarë të kryesisë./klankosova