Kurti udhëton për në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, ku sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit ai do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”.

Gjatë vizitës në Greqi, sipas njoftimit Kurti do të ketë edhe takime bilaterale.

Vizitat e Kurtit në Greqi janë jo të rralla, gjë për të cilin Kurti është kritikuar, pasi sipas tyre nuk po sjellin rezultat në njohjen e Kosovës nga Greqia.

Por, Kurti ka thënë se raportet me Greqinë janë më të mirat ndonjëherë dhe se nuk e ka përjashtuar një njohje së shpejti nga ky shtet.