Gjatë luftës së dytë botërore një ushtar rus mori leje për ta vizituar familjen e tij. Kur arriti afër lagjes së tij pa se kamionët ushtarak trasportonin dhjetra kufoma për në varrezat kolektive dhe e kuptoi se lagjja e tij ishte bombarduar.
U ndal ushtari dhe i vështronte grumbujt me kufoma njerëzish dhe sytë iu ndalën në kufomën e nuses së tij, gjë e cila edhe e shokoi, kështu që ai refuzoi që bashkshortja e tij të varroset kolektivisht dhe kërkoi tërheqjen e saj për ta varrosur ashtu siç e meritonte!
Iu afrua kufomës u ul dhe e përqafoi por befas e hetoi se ajo ende po merrte frymë me vështirësi, e dërgoi me të shpejtë në spital, ku edhe u shërua dhe iu rikthy jeta e saj.
Pas disa vitesh nga ky përjetim i tmerrshëm kjo grua, e cila sa nuk u varros për së gjalli, mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë një djalë të cilin e emërtoi Vladimir që dmth “Sundues i botës” ose “Paqesundues”.
Ky djalë sot është presidenti i Rusisë Vladimir Putin, e i cili po provokon luftën e tretë botërore!
Këtë ngjarje e tregon Hillary Klinton në librin e saj “Zgjedhje të vështira”
Parafrazoi: Dr. Rijad Imeri
Ps: Disa trauma psikologjike mund edhe të trashëgohen.







