Kush ndodhej në bordin e anijes Handala që u kap nga Izraeli?

Anija Handala, e cila u ndalua nga ushtria izraelite, po transportonte 19 aktivistë nga 10 vende të ndryshme, si dhe dy gazetarë nga Al Jazeera. Ata po udhëtonin drejt Gazës si pjesë e një misioni solidariteti dhe ndihme për popullsinë palestineze nën rrethim.

Lista e plotë e ekuipazhit dhe aktivistëve në bord:

  • Emma Fourreau – anëtare franko-suedeze e Parlamentit Europian
  • Gabrielle Cathala – anëtare e Asamblesë Kombëtare të Francës
  • Huwaida Arraf – avokate për të drejtat e njeriut, palestinezo-amerikane
  • Jacob Berge – aktivist hebreo-amerikan
  • Hatem Aouini – sindikalist nga Tunizia
  • Vigdis Bjorvand – aktiviste norvegjeze, 70 vjeçe
  • Frank Romano – avokat dhe aktor franko-amerikan
  • Robert Martin – aktivist për të drejtat e njeriut nga Australia
  • Tania “Tan” Safi – gazetare dhe organizatore australiane me origjinë libaneze
  • Christian Smalls – aktivist amerikan për të drejtat e punëtorëve
  • Bob Suberi – veteran amerikan
  • Antonio Mazzeo – studiues dhe gazetar italian
  • Santiago Gonzalez Vallejo – aktivist për të drejtat e njeriut nga Spanja
  • Sergio Toribio – aktivist mjedisor spanjoll
  • Justine Kempf – infermiere franceze në organizatën Médecins du Monde
  • Ange Sahuquet – aktiviste franceze për të drejtat e njeriut
  • Antonio La Picirella – aktivist italian për klimën
  • Braedon Peluso – marinar dhe aktivist amerikan
  • Chloe Fiona Ludden – ish-punonjëse e Kombeve të Bashkuara

Gazetarët në bord:

  • Mohamed El Bakkali – nga Maroku
  • Waad Al Musa – gazetare irakiano-amerikane

Grupi ishte pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza dhe për të kërkuar fundin e rrethimit izraelit. /mesazhi