Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkoi ministrat në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, raporton Anadolu.
Kuvendi sot filloi seancën e 112-të, në të cilën duhet të shkarkohen dhe të zgjidhen anëtarë të rinj të Qeverisë.
Në përputhje me këtë, u shkarkuan ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, zëvendëskryeministri i ngarkuar për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski dhe ministri pa resor i ngarkuar për Integrimin dhe Zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, Shaban Saliu.
U shkarkuan edhe zëvendësministrat e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe të Kulturës dhe Turizmit, Gjoko Velkovski dhe Sedat Sulejmani.
Pas shkarkimit të ministrave, Kuvendi pritet të shqyrtojë propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë.





