Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka interceptuar raketa balistike të lëshuara nga grupi Huthi nga Jemeni, njoftoi koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që mbështet qeverinë jemenase të njohur ndërkombëtarisht, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Malki, në rrjetin social amerikan X, tha se raketat kishin në shënjestër rajonin jugor të Arabisë Saudite.
Sulmi ndodhi disa orë pasi Ministria e Mbrojtjes së Jemenit tha se forcat e saj goditën pistën e aeroportit të Sana-s, pasi Huthit penguan uljen e avionëve jemenas dhe lejuan një avion iranian të ulej “në shkelje të territorit jemenas”.
Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, u zotua se sulmi “nuk do të kalojë pa hakmarrje dhe ndëshkim”.
Saree akuzoi Arabinë Saudite për kryerjen e sulmit ndaj aeroportit të Sana-s dhe deklaroi se kjo i dha fund marrëveshjes së uljes së tensioneve dhe armëpushimit me qeverinë jemenase.
Autoritetet saudite nuk kanë bërë asnjë koment mbi akuzat e Huthive.

