Kuvendi mbanë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK dhe VV

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10:00.

Kjo seancë është vendosur në mbledhjen e Kryesisë që u mbajtë ditën e hënë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Po në këtë kohë mbahet edhe tryeza e takimit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi.