Kuvendi miraton Strategjinë e Energjisë 2022-2031

Kuvendi ka miratuar Strategjinë e Energjisë për vitin 2022-2031.

Në sallë ishin 61 deputetë derisa kuvendi është duke vazhduar me votimin e projektligjeve, pasi ka kuorum të mjaftueshëm.

Po ashtu, nga gjithsej 7 raportet vjetore kryesisht të vitit 2021 që kanë mbetur nga seanca e vitit të kaluar, 6 prej tyre kaluan përveç atij të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, ndaj të cilin ishin kundër 59 deputetë të pozitës.

E në këtë seancë mbështetjen e deputetëve mori raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.

Ndërsa, po ashtu u miratua edhe Raporti vjetor i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,bashkë me atë të Statistikave të Kosovës për vitin 2021.

Deputetët votuan pro edhe raporteve me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike dhe po ashtu raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.