Mbyllja e një “rubineti nafte”, si armë në duart e Teheranit
Gardat Revolucionare të Iranit kanë thënë se kanë mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe kanë kërcënuar të djegin çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër të, raporton Sky News.
Ngushtica është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë dhe kontrollohet nga Irani. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit mund të ketë një ndikim të madh në rrjedhën e naftës dhe të shkaktojë rritje të ndjeshme të çmimeve.
Rreth një e pesta e naftës globale udhëton përmes rrugës ujore që lidh prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Gjirin e Meksikës me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.
Ngushtica është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë, duke lidhur prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Gjirin Persik, si Arabia Saudite, Irani, Iraku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.
Ngushtica e Hormuzit është teknikisht e hapur, por aktualisht nuk ka tankerë aktive që kalojnë nëpër të, 26 tankerë po enden përreth ngushticës dhe 27 tankerë me një kapacitet prej 12 milionë fuçi nafte janë ndaluar plotësisht.
Gjenerali i Brigadës Sardar Ebrahim Jabbari, këshilltar i komandantit të Gardës Revolucionare Iraniane, lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për bashkësinë ndërkombëtare, duke theksuar se forcat iraniane janë gati për lëvizje radikale në rajon.
“Amerikanët kanë mijëra miliarda dollarë borxhe. Ata janë të etur për naftë nga ky rajon. Ne gjithashtu do të synojmë tubacionet e tyre të naftës në rajon dhe nuk do të lejojmë eksportet e naftës nga këtu, me qëllim që t’i fusim në qoshe”, paralajmëroi Jabbari dhe përfundoi:
“Asnjë pikë nafte nuk do t’ju rrjedhë në fyt. Dijeni këtë.” /tesheshi





