Ky është shteti më bujar në botë

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Turqia ndodhet në pozitën e parë të vendeve që bëjnë më shumë ndihma humanitare në bazë të nivelit të të ardhurave kombëtare, për vendet e tjera në gjithë botën dhe posaçërisht për refugjatët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetari i AA-së me rastin e 19 gushtit “Ditës Botërore të Ndihmave Humanitare”, Turqia është shteti më bujar i botës për ndihmat humanitare.

Përveç ndihmave materiale, Turqia dhe organizatat humanitare turke, po bëjnë ndihma humanitare në fusha të shumta si në ushqim, shëndetësi, edukim në gjeografi të ndryshme nga Somalia në Siri, e nga Bangladeshi në Ugandë.

Në Raportin Global për Ndihmat Humanitare të publikuar së fundmi në muajin qershor, të përgatitur nga një organizatë e pavarur “Gelişim Girişimi”, theksohet se sa bujare është Turqia për ndihmat humanitare.

Sipas raportit Turqia me 6 miliardë dollarë ndihma humanitare gjatë vitit 2016, ka marrë vendin e dytë pas SHBA-ve me 6,3 miliardë dollarë në bazë të sasisë.

Por nëse vlerësohen të ardhurat kombëtare, Turqia ndodhet mbi të gjitha vendet e tjera në aspektin e ndihmave. Turqia me të ardhurat bruto kombëtare prej 857 miliardë dollarë për vitin e kaluar, ka bërë ndihma prej 6 miliardë dollarësh, kurse SHBA-ja me 18,7 trilionë dollarë të ardhura bruto kombëtare ka bërë 6,3 miliardë dollarë ndihmë.

Ndihmat e Turqisë gjatë vitit 2015 ishin në vlerë prej 3,2 miliardë dollarësh. Kurse këtë vit kjo vlerë është rritur për 115 për qind dhe ka arritur në 6 miliardë dollarë. Sipas këtyre shifrave, Turqia 0,75 për qind të të ardhurave të saj po i harxhon për ndihma humanitare. Në këtë mënyrë Turqia po mbulon më shumë se 1 të pestat e gjithë ndihmave humanitare për vitin 2016.

Sipas raportit Global për Ndihmat Humanitare, Turqia, gjatë viteve 2013, 2014 dhe 2015 ishte vendi i tretë që bënte më shumë ndihma, kurse në raportin e vitit 2016 ishte radhitur në vendin e dytë.

Zgjat duar për refugjatët 

Turqia ndodhet në vendin e parë edhe për strehimin e refugjatëve. Sipas të dhënave zyrtare Turqia është nikoqire e 2,9 milionë refugjatëve dhe është vendi me më së shumti refugjatë në botë.

Pakistani ndodhet në vendin e dytë dhe është pritës i 1,4 refugjatëve, Libani në të tretin me 1 milionë refugjatë, kurse Irani me 980 mijë dhe Etiopia me 790 mijë refugjatë ndodhen në vendin e katërt dhe të pestë