Nuk e dimë çfarë të themi. Subaru nuk ka qenë kurrë kampion në dizajn, por modeli aktual Outback kishte një qëndrim të fuqishëm dhe një elegancë të vetën.
Ky këtu, ndërkohë, është modeli i ri, i cili po i afrohet gjithnjë e më shumë formatit klasik të një SUV-i, duke lënë pas formën e karavanit të ngritur, që e ka karakterizuar Outback-un për shumë gjenerata.
Për 30-vjetorin e këtij modeli, Subaru ka prezantuar një koncept krejtësisht të ndryshëm – një veturë me forma dhe linja të çuditshme. Nuk do të përshkruajmë shumë pamjen e saj, edhe pse ndoshta duhet…
Por, do t’ju lëmë juve të gjykoni vetë – mos jini shumë të ashpër, gjithsesi kemi të bëjmë me një model legjendar.
Katër rrotat vazhdojnë të jenë standarde (me bllokimin e diferencialit qendror), dhe distanca nga toka prej 220 mm garanton që mund të përballet edhe me terrenin e vështirë.
Motori bazë benzinë atmosferik ka 180 kuaj/fuqi, ndërsa motori 2.4-litërsh turbo ofron 260 kuaj/fuqi – në të dyja rastet përdoret transmisioni CVT.
Brenda kabinës, ka një anë pozitive: butonat fizikë funksionalë, ndërsa dizajni është – sërish interesant.
Subaru thotë se zëri në kabinë është reduktuar me 10 për qind. Falë një shkalle të lartë të automatizimit, Outback-u do të jetë në gjendje të udhëtojë në mënyrë autonome deri në 130 km/h në disa autostrada, pa ndërhyrje të shoferit. Mbetet për t’u parë nëse kjo veçori do të jetë e disponueshme në Evropë.