Ky është Volkswagen GTI më i fuqishëm i të gjitha kohërave

Tashmë Volkswagen më i shpejtë në pistën Nurburgring, Golf GTI Edition 50 është tani edhe vetura më e fuqishme GTI e markës.

Ai mbetet me tërheqje në rrotat e përparme, por tani ka pothuajse aq fuqi sa Golf R me tërheqje në të gjitha rrotat, përcjell Telegrafi.

Ky version special e çon formulën GTI përtej 300 kuaj-fuqive për herë të parë, duke tejkaluar Clubsport me 296 kuaj-fuqi.

Motori EA888 evo4 mundëson të kap 100 km/h në 5.5 sekonda, duke e bërë atë 0.1 sekonda më të shpejtë se Clubsport.

Ndërkohë, hpejtësia maksimale mbetet e pandryshuar në një limit elektronik prej 270 km/h.

VW nuk e ka njoftuar çmimin, por me siguri do të kushtojë më shumë se një GTI Clubsport.