Lagarde shpallet fajtore, por nuk dënohet

Një gjykatë speciale në Francë e ka shpallur fajtore kryesuesen e FMN-së Christine Lagarde. Lagarde u shpall  fajtore për neglizhencë dhe pjesëmarrje në skandalin “Tapie” të vitit 2008.

Lagarde, e cili ishte në atë kohë ministre e financave e Francës, ka miratuar një pagesë prej 400 milionë eurosh për biznesmenin kontradiktor Bernard Tapie.

Megjithatë, gjykata ka vendosur të mos vendosë asnjë dënim e as të hapë dosje penale për Lagarde.

Një zëdhënës i FMN-së tha se zyrtarët e lartë të organizatës do të takohen së shpejti, ndërkohë që avokati i saj tha se vendimi i gjykatës do të apelohet.

Megjithatë, Lagarde tani pritet të largohet nga kryesimi i FMN-së.

Reuters raporton e vendimi mund të shkaktojë një krizë të re në menaxhimin e Fondit, pasi kolegu paraardhësi i Lagarde, Dominique Strauss-Kahn, dha dorëheqjen në vitin 2011 në lidhje me një skandal që përfshte sulmet seksuale. /MESAZHI/