Lajçak nis takimin me Petkoviqin e më pas me Bislimin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak ka nisur takimet e së martës në kuadër të nivelit të kryenegociatorëve.

Ai të parin e ka takuar kryesuesin e delegacionit të Beogradit Petar Petkoviq, raporton Danas.

Më pas, Lajçak po ashtu pritet të takohet me kryenegociatorin dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të ketë takim trepalësh.