Lajm i keq për Arsenalin para fillimit të sezonit të ri në Premierligë

Alexis Sanchez nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Arsenalin në ndeshjen hapëse të Premierligës ndaj Leicester Cityt.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, gjatë një konference për shtyp.

Kiliani që së fundi u rikthye nga pushimet, ka tendosje në stomak.

“Sanchez nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë”, ka deklaruar Wenger.

“Ai ka tendosje të vogël në stomak që nga e diela, nuk e di se kur do të kthehet”.