Lamtumirat për 27 vjeçaren shqiptare e vrarë nga tërmeti, ajo sapo ishte kthyer nga namazi i teravive

Miqtë i thonë lamtumirë Elmira Sefos, viktimës së tërmetit

Hafiz Nedim Botiq ishte ndër të parët që reagoi.

“Sonte në Stolac ka mbetur e vrarë Elmira Sefo nga tërmeti dhe rënia e gurit në shtëpinë e saj. Ajo doli të premten për Iftar në xhami. Ajo agjëronte. Ajo fali namazin e jacisë dhe teravitë. Ajo shkoi në shtëpi pastaj. Dhe ajo kaloi në ahiret … Mëshirë për shpirtin e saj të mirë dhe Mëshiruesi e mbuloftë atë me mëshirën dhe faljen e Tij. Dhe ti jep familjes së saj shpërblim për durimin dhe ribashkim me Elmirën e saj të dashur. Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”, ka shkruar Hafiz Botiq.

Shefik Džaferovic, kryetar i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Elmires gjithashtu.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Elmira Sefos nga tërmeti që goditi Stolacin, është një tragjedi e madhe që kjo jetë e re u shua shumë shpejt.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të vajzës së ndjerë. Kërkoj nga Krijuesi që t’ua lehtësojë dhimbjen dhe t’u japë durim në këto momente jashtëzakonisht të vështira”, ka shkruar Xhaferoviq në Facebook.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, Elmira jetonte me prindërit e saj në shtëpinë e familjes në vendbanimin Kukavac, teksa babai dhe nena e saj mbetën të plagosur lehtë.

Ambulanca e transportoi Elmirin në spitalin e Mostarit, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por pa sukses. Lëndimet që ajo mori ishin fatale. /mesazhi