Lançimi i GPT Store nga OpenAI shtyhet në 2024

Fillimisht ishte vendosur që GPT Store të mbërrijë në Nëntor. Por shkarkimi surprizë i CEO Sam Altman ndryshoi planet e kompanisë.

OpenAI po shtyn përpara planet për debutimin e GPT Store në 2024 sipas një e-maili parë nga The Verge.

Kompania prezantoi mjetin GPT Builder në fillim të muajit Nëntor në konferencën e saj të parë të zhvilluesve duke ju dhënë abonentëve një mënyrë të lehtë për të krijuar botët e tyre të përshtatura me inteligjencë artificiale.

Asokohe OpenAI tha gjithashtu se do të lançojë GPT Store për përdoruesit që të mund të listojnë GPT-të e tyre dhe potencialisht të fitojnë para prej tyre.

Fillimisht ishte vendosur që GPT Store të mbërrijë në Nëntor. Por shkarkimi surprizë i CEO Sam Altman ndryshoi planet e kompanisë.

OpenAI ka qenë në një proces riorganizimi të lidershipit pas trazirave që u shkaktuan me shkarkimin e më pas rikthimin e Altman.

Ditën e Mërkure kompania konfirmoi se Altman ishte rikthyer si CEO me Mira Muratin si CTO dhe Greg Brockman si President. Gjithashtu njoftoi formimin e një bordi të ri.