Lansohet kampanja “Bëhu zëri im”

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, sot në Prishtinë bëhet lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”.

Lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”, nis me marshin qytetar nga Sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kjo kampanjë është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lansimi i kampanjës organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova (MGJ).