Largohen orenditë nga gjashtë banesa të uzurpuara në “Dardani”

Tashmë policia ka larguar mobilet nga gjashtë banesa të uzurpuara nga banorët, tash e 17 vite.

Situata aktualisht është e qetë në lagje. Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dy persona, të cilët kanë uzurpuar banesat në lagjen “Dardania”. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes të dyshuarit janë arrestuar për kanosje të gjyqtarit.