Largohet Bale, ylli i madh po ”zbarkon” te Real Madrid

Real Madrid është duke u bërë gati për transferimet e afatit kalimtar veror.

Real Madrid do t’i bëjë disa ndryshime në skuadër, veçanërisht në fazën e sulmit.

Gareth Bale do të largohet nga skuadra spanjolle, ndërsa madrilenët duan ta transferojnë Harry Kanen nga Tottenhami, përcjell lajmi.net.

Real Madrid dhe Spurs mund të bijën në ujdi që t’i shkëmbejnë lojtarët, duke parë edhe dëshirat e tyre.

Kane e dëshiron transferimin në Santiago Bernabeu, ndërsa Bale mund të rikthehet aty edhe ku bëri emër vite më parë.