Lavrov: Rusia është e përgatitur për rundin e tretë të bisedimeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po mban një konferencë shtypi në Moskë.

Lavrovi ka thënë se Rusia është e përgatitur për një rund të tretë të bisedimeve me Ukrainën, duke pretenduar se Kievi “po nxjerr justifikime” për të shtyrë takimin.

“Për momentin, ne nuk kemi marrë ndonjë datë të re. Ne ishim të përgatitur nga mbrëmja e djeshme për të zhvilluar një rund të tretë”, ka thënë Lavrov.

Ai ka thënë se “optimizmi” që rrethon situatën është zbehur nga deklarata “të zemëruara” të bëra nga presidenti ukrainas, Volodmyr Zelenskyy.