LDK paralajmëron mocion për Qeverinë Haradinaj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lutfi Haziri, sërish ka treguar gatishmërinë e LDK-së për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj” pas punës 100-ditëshe.

Ai thotë se pas vlerësimit të punës së kësaj Qeverie është i bindur se mocioni i mosbesimit është i pashmangshëm. Në anën tjetër, nga lëvizja “Vetëvendosje” thonë se thirrjet e nënkryetarit të LDK-së për mocion nuk janë diskutuar në LVV.

Sipas tyre, iniciativat e LDK-së nuk do të jenë arsye që “Vetëvendosja” t’i bashkohet rrëzimit të Qeverisë. Ata thonë se Kryesia e “Vetëvendosjes” do ta bëjë vlerësimin për këtë qeveri para se të marrë çdo vendim.

Ndërkaq njohësit e çështjeve politike nuk po i konsiderojnë serioze deklaratat e LDK-së për mocion. Sipas tyre, LDK-ja po e bën këtë për ta marrë primatin në opozitë.zeri