Le te jetë bujaria e rrethuar me mirësi dhe butësi, dhe jo me perçmim dhe ofendim

Shejkh Ali Tantavi (r.a)

Një ditë, po shihja bijën time, e cila mori nje pjate me pak fasule dhe oriz, i vendosi ne nje tabaka prej bakri dhe mbi to shtoi pak patëllxhan, kastravec dhe disa kokrra kajsi. Nxitimthi, po dilte nga shtëpia, ndersa unë e pyeta: “Për ku kështu?”
Ajo me tha: “Keto i kam per rojën e pallatit, më urdhëroi giyshja për ketë.”
I thashë: “Merr edhe disa pjata të tjera dhe rendit ushqimet sipas llojit, duke i ndarë dhe sistemuar. Vendos në tabaka gjithashtu një gotë me ujë, bashkë me një lugë, një pirun dhe një thikë.”
Ajo u kthye per te bere ate qe i thashe, dhe ne kthim me pyeti: “Përse duhet ta bëja gjithë këtë?”
I thashë: “Ushqimi eshtë sadaka prej pasurisë, ndërsa renditja dhe paraqitja ne formë estetike është sadaka që buron nga shpirti. E para ngop stomakun, ndërsa e dyta mbush zemrën.”
E para ben qe roja te ndjehet sikur ne i derguam ate qe na ka ngelur nga ushqimi, ndersa e dyta e ben ate te ndjehet si nje mik i afërt ose mysafir i nderuar. Ka një ndryshim të madh mes dhënies me pasuri dhe dhënies me shpirt, sepse kjo e fundit eshte më madhështore dhe më e pelqyer si nga Zoti ashtu edhe nga i varferi.
Prandaj, le te jetë bujaria e rrethuar me mirësi dhe butësi, dhe jo me perçmim dhe ofendim.
Nga: Shejkh Ali Tantavi (r.a)