Ballina Sport Futboll Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Lëndohet Ilir Krasniqi, mungon ndaj Sllovakisë?

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi duket se ka pësuar një lëndim serioz te Polissya Zhytomyr në miqësoren kundër Bereh Kyiv.

Mediumet në Ukrainë, raportojnë se bëhet fjalë për lëndim të rëndë, duke aluduar në këputjen e ligamentit të gjurit, por te Polissya thonë se gjithçka do të konstatohet pas testeve mjekësore.

Në rast se konfirmohet lëndimi i rëndë i Krasniqit, atëherë sezoni për mbrojtësin e Kosovës mund të konsiderohet i përfunduar.

25-vjeçari në fillim të këtij viti u transferua te Polissya nga Kolosi dhe lëndimi i tij do të ndikonte edhe te Kombëtarja e Kosovës, e cila më 26 mars luan duelin e “play-offit” kundër Sllovakisë.

Te Kosova, tashmë është e konfirmuar mungesa e kapitenit Amir Rrahmani për shkak të lëndimit.