Reduktimi i shpirtit të protestave në aspekte lëndore, por arsyet e vërteta janë jolëndore: Zoti nuk u jep sukses arrogantëve!
Kryeministri Rama ka dalë me një tezë të re, por dhe me një strategji të re, kundrejt protestave ndaj tij, një zemërim popullor i qartë i shpërthyer sakaq që ai deri dje mendonte se nuk ekzistonte. Ose që nuk do shpërthente kurrë.
Kësaj here ka lënë mënjanë etiketimet, talljet, cinizmat, përçmimet, duke zgjedhur të futet te shpirtërat e zemëruar dhe t’jua rrëfejë të tijve si një zbërthim psikologjik.
Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve nuk vjen nga mosmirënjohja, por nga pritshmëritë që kanë ndryshuar.
“Është stresuese po është çmimi i rezultatit. Çmimi i suksesit, fatura”. Për këtë nevojitet Rilindja 2.0, një
“Sa më shumë përmirësohen kushte, aq më shumë bie në sy ajo që mungon”.
Por ky është një tjetër spekullim që ai bën, pasi e redukton zemërimin popullor në aspekte lëndore, duke e parë shqiptarin ngushtësisht e fyeshëm vetëm si një konsumator e jo si një qenie që kërkon të jetojë dinjitet në finale, një premisë që nuk lidhet domosdoshmërisht me standarte materiale. Mungesa e drejtësisë në çdo pore pushteti e po ashtu korruptimi i çdo poreje pushteti, nuk janë çështje investimesh të munguara. Por do mjaftonte dhe
Nëse qeverisja e Ramës do ishte me principe, edhe pse nën mangësi lëndore, populli do i merrte me patjetër sinjalet e vërtet qeverisjes që ka dashur. Por mu pse nuk i morri kurrë tashmë po zgjohet! /tesheshi.com/







