Lexoni edhe ajetet që flasin për drejtësinë, korrektësinë dhe bashkëjetesën me të tjerët

Hoxhë Halil Avdulli

Ajetet kuranore që flasin për ata që ndryshojnë nga ne në besim, ndahen në tre lloje:

1 – Ajetet që shkoqisin besimet.
2 – Ajete që vërtetojnë faktet.
3- Ajetet që vendosni të drejtat.

Kjo strukturë e vargjeve të Kuranit është domosdoshme për gjithë ata musliman qe janë intolerant dhe ekstremist me të tjerët, duke u bazuar në këndvështrimin tyre të pjesshëm në tekstet e shenjta.

Prandaj, diskursi fetar agresiv buron nga shtrembërimi i qëllimshëm i kësaj ndarje të ajeteve (ajtet e besimeve, ajetet fakteve dhe ajetet e të drejtave), pasi disa thirren si justifikim në ajetet që kanë të bëjnë me besimet dhe faktet, si rrjedhojë shkatërrojnë të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor të atyre që ndryshojnë në besim dhe fe!!
Prandaj ndodhin keqkuptimet, trazohen mendimet dhe tensionohen ndjenjat duke çuar gjithë kjo në beteja të ashpra që shtrembërojnë mesazhin Islam, natyrën e fesë, dëmtojnë shoqërinë, ulin identitetin kombëtar bashkues që duhet të strehojë të gjithë njerëzit e vendit.

Fanatikët zakonisht mjaftohen me ajete kuranore që shpjegojnë faktet psikologjike dhe ideologjike në lidhje me tjetrin që beson ndryshe, por neglizhojnë të zgjerojnë dhe shpjegojnë ajetet që flasin për drejtësinë, korrektësinë, bashkëjetesën dhe mëshirën ndaj tjerëve pavarësisht besimit të tyre.

Ata që i referohen qëllimisht vargjeve të tipit të parë dhe të dytë, priren të përhapin frymën e sektarizmit dhe përçarjës në shoqëri në emër të Kuranit dhe fesë, dhe ky është një rrezik i madh.

Në vazhdim mund të shihni nga një citat për këto tri ndarje të vargjeve kuranore:

1. “Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!”….
Ky varg prezanton besimin krishter dhe pozicionin e Kuranit përballë këtij besimi. A do të thotë paraqitja e besimeve të të tjerëve dhe pakënaqësia e tyre me Islamin, e justifikon armiqësinë, konfliktin dhe përjashtimin për ta?!

2. “As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre”.
Vërtetim i faktit, që qartëson llojin e marrëdhënieve ndërmjet çifutëve, të krishterëve dhe muslimanëve në aspektin e kënaqësisë së përzemërt dhe emocionale, veçanërisht gjatë periudhës së Profetit, paqja dhe lutjet e Zotit qofshin mbi të.

3. “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.
Ky ajet i përket kategorisë së tretë që ka të bëjë me të drejtat e jomuslimanëve, pasi teksti Kuranor këtu miraton dhe u kërkon muslimanëve të marrin parasysh të drejtat e atyre që janë ndryshe nga besimi i tyre. Përderisa Islami i lejoi muslimanit të krijojë një familje me një grua të përkatësisë tjetër fetare, atëherë si është e mundur ajtet e besimeve dhe fakteve të nënkuptojnë konflikt, përjashtim, margjinalizim dhe jo bashkëjetesë.

Nga: Halil Avdulli