LG prezanton televizorin e parë OLED në botë transparent

Njësia ka një ekran që rrotullohet në një kuti në bazën e tij dhe përdoruesit mund ta ngritin ose zbresin më poshtë me një buton.

LG shfrytëzon çdo vit evenimentin CES për të prezantuar një TV të ri. Këtë vit në Las Vegas kompania debutoi diçka ndryshe krahas serive M dhe G.

OLED T është ai çfarë kompania e quan televizori i parë transparent wireless OLED me rezolucion 4K dhe teknologjinë wireless të transmetimit të audio dhe video të LG.

Njësia ka një ekran që rrotullohet në një kuti në bazën e tij dhe përdoruesit mund ta ngritin ose zbresin më poshtë me një buton.

OLED T fuqizohet nga procesori i ri Alpha 11 AI i LG që ofron 4 herë më shumë performancë sesa gjenerata e kaluar. Fuqia shtesë rris performancën grafik me 70 përqind dhe shpejtësinë e përpunimit me 30 përqind.

Edhe Samsung prezantoi një TV transparent në CES 2024 por versioni i kompanisë ishte Micro OLED. Asnjëra prej kompanive nuk foli për koston apo kur do të jenë të disponueshëm TV e rinj