“Libani do të përballet me çdo agresion të Izraelit”

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, është zotuar të përballet me çdo agresion izraelit kundër vendit arab, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë pas një takimi në Bejrut midis presidentit Aoun dhe ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl, theksohet se presidenti libanez ka theksuar se akuzat e kryeministrit izraelite, Benjamin Netanyahu, janë “të pabaza”.

“Pretendimet fshehin një kërcënim të ri izraelit ndaj sovranitetit libanez dhe aeroportit tonë ndërkombëtar”, theksoi Aoun.

Presidenti libanez i bëri thirrje Austrisë dhe komunitetit ndërkombëtar “të jenë të vetëdijshëm për planet e Izraelit ndaj vendit të tij”.

Kneissl, theksoi mbështetjen e vendit të saj për pavarësinë e Libanit dhe integritetit territorial.

Shefja e diplomacisë austriake arriti të hënën në Bejrut për një vizitë dy-ditore, gjatë së cilës ajo u takua me homologun e saj Gebran Basil për bisedime mbi riatdhesimin e refugjatëve sirianë.

Javën e kaluar, Netanyahu në fjalimin e tij në seancën e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), pretendoi se grupi libanez Hezbollah po përdorte “vende të fshehta raketore” pranë aeroportit ndërkombëtar Rafik Hariri në Bejrut.

Në vitin 2006, Izraeli nisi një luftë kundër grupit Hezbollah, gjatë së cilës u vranë të paktën 1.200 njerëz, kryesisht civilë libanezë.