Licencohet vaksina 63 për qind efektive kundër COVID-19, Kosova do të ketë qasje në të

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar dy versione të vaksinës AstraZeneca/Oxford kundër coronavirusit për përdorim urgjent.

Vaksinat do të jenë në dispozicion përmes programit COVAX, pjesë e së cilës është edhe Kosova.

Duke komentuar disponueshmërinë globale të vaksinave, Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së për Qasjen në Barna dhe Produkte Shëndetësore, Dr. Mariangeela Simao vuri në dukje se të gjithë prodhuesit e vaksinave duhet të rrisin kapacitetin e prodhimit dhe të paraqesin kandidatët e tyre të vaksinës për aprovim të OBSH-së sa më shpejt të jetë e mundur, raporton Telegrafi.

AstraZeneca rekomandohet për këdo mbi moshën 18 vjeçare. Vaksina ka kërkesa për ruajtje nga drita, shtoi OBSH-ja në një konferencë pas takimit, duke vërejtur se vaksina me një efikasitet prej 63.09 për qind do të jetë “e përshtatshme për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Ndryshe, Kosova në dhjetor të vitit të kaluar iu bashkua aleancën globale “GAVI-COVAX”, e cila do t’i mundësonte asaj që të ketë qasje në vaksinën COVID-19 sapo të licencohet.