Liderët e rajonit takohen me Scholzin në Greqi

Liderët e shteteve të rajonit janë takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP) që po mbahet në Greqi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e punës. Në fotografi shihet kancelari Scholz në qendër të tavolinës, afër nikoqirit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Krah Osmanit është Rama. Përballë tyre janë kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

është edhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Scholz gjatë ditës qëndroi në Kosovë dhe Serbi. Dha mesazhin që pa njohje të ndërsjellë mes dy shteteve nuk mund të ketë anëtarësim të tyre në Bashkimin Evropian.