Liderët serbë i “trazon” platforma për dialog, mbajnë mbledhje me mëngjes

Mëngjesin e së diel është zhvilluar një takim i përbashkët në mes presidentit Aleksander Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiç, ministri i jashtëm Ivica Daçiq si dhe patriarku Irinej.

Sipas mediave serbe, takimi në fjalë është mbajtur pasi Kuvendi i Kosovës aprovoi platformën për dialog me Serbinë, transmeton Indeksonline.

Nga ana e tij, Vuçiq pas miratimit të platformës kishte reaguar duke thënë se nuk pranon asnjë ultimatum.

Platforma e dialogut përfshin njohjen nga Serbia dhe shumë pika tjera.