Liga e Evropës sot zhvillon ndeshjet e para çerekfinale, vëmendja te Barcelona

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e para në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.

Pas të martës dhe të mërkurës të rezervuara me futbollin e Ligës së Kampionëve, e enjtja është e rezervuar për futbollin e garës së dytë elitare evropiane për ekipe.

Gjatë ditës së sotme janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshjet e para çerekfinale, nga oraret e zakonshme, 18:45 dhe 21:00.

Në fakt, nga ora 18:45 do të zhvillohet vetëm njëra ndeshje, me RB Leipzig që pret Atalantan në ‘Red Bull Arena’.

Nga ora 21:00 janë tri ndeshje tjera interesante, por sigurisht se vëmendja është në Gjermani, ku Barcelona është mysafire e Eintracht Frankfurtit.

Në këtë orar do të luajnë edhe West Ham ndaj Lyonit në ‘Olympic Stadium në Londër dhe Braga me Rangers në ‘Estadio Municipal de Braga’.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen në javën e ardhshme apo më saktë me datë 14 prill.