Ballina Sport Futboll Liga e Kombeve, Kosova në vazon e katërt, Shqipëria në të parën...

Liga e Kombeve, Kosova në vazon e katërt, Shqipëria në të parën para hedhjes së shortit

Liga e Kombeve është gati të nis me sezonin e ri.

Garë kjo që këtë herë do të lidhet me kualifikueset e “Euro 2028”, me skuadrat që arrijnë vendet e kanë të siguruar të paktën një vend në play-off.

Në garë janë edhe Kosova dhe Shqipëria, me “Dardanët” që janë në ligën B dhe “Kuqezinjtë” në ligën C.

Një javë para shortit, janë vendosur edhe vazot se ku do të jenë të vendosura dy kombëtaret tona, me Kosovën që gjendet në vazon e katërtë në ligën B dhe Shqipëria në vazon e parë të ligës C.

Kujtojmë se shorti i Nations League, do të hidhet me datën 12 shkurt.