Lirim Kastrati kalon te Dinamo Zagreb

Lirim Kastrati ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Vetëm pak minuta më parë, ka ardhur edhe zyrtarizimi si lojtari më i ri i Dinamos së Zagrebit. Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare, e cila tregon qartë besimin e klubit të ri karshi Kastratit.

Sa i përket shifrës së derdhur në arkat e klubit të Lokomotivës së Zagrebit, ende nuk është bërë e ditur saktësisht, por bëhet fjalë për pak më tepër se 2.5 milionë euro.

Ai do të lihet deri në fundin e sezonit te Lokomotiva, për t’u bashkuar më pas me Zagrebin.

Kastrati ka qenë pjesë e Kikës së Hogoshtit e më pas për të depërtuar te Shkëndija e Tiranës, që njihet si Shkolla e Mjeshtërisë Sportive. Atje ka dalë edhe kampion i Shqipërisë me U-17, ndërsa më pas do t’i bashkohej të rinjëve të Lokomotivës.

Gjithmonë e më tepër do të bindte, ndërsa i ofruan vendin në ekipin e parë.

Kastrati aktivizohet me Kosovën U-21, por me paraqitjet e jashtëzakonshme shumë shpejt mund ta fitojë ftesën e Bernard Challandes në kombëtaren A.