Lituania: Veprimet e Rusisë në Ukrainë përbëjnë një gjenocid

Lituania ka deklaruar se veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë përbëjnë një gjenocid ndaj popullit ukrainas, njoftoi të martën në Facebook kryetari i Verkhovna Rada në Ukrainë, Ruslan Stefanchuk.

“Lituania i ka njohur veprimet e Rusisë në Ukrainë si një gjenocid ndaj popullit ukrainas. Falënderoj kryetaren e Seimas, Victoria Chmilite-Nielsen dhe të gjithë deputetët për miratimin unanimisht të këtij vendimi historik”, shkroi Stefanchuk.

“Gjithashtu, Lituania do të marrë pjesë në një gjykatë ndërkombëtare ku kriminelët rusë përgjegjës do të përballen me ligjin”, tha Stefanchuk.

Përveç kësaj, sipas kryetarit të Parlamentit, Lituania deklaroi se Rusia po i drejtohet terrorizmit duke bombarduar dhe kryer dhunë kundër popullatës civile të Ukrainës. /atsh