Liverpool kampion bote për herë të parë, mposht Flamengon në finalen e Kupës së Botës

Liverpool është kampioni i ri i botës në futboll.

‘Reds’ kanë mposhtur skuadrën e Flamengo me rezultat minimal, në finalen e Kupës së Botës, të zhvilluar në Katar, shkruan lajmi.net.

Koha e rregullt e këtij takimi nuk tregoi fitues, duke bërë që gjithçka të vendoset në kohën shtesë, ku Roberto Firmino vendosi finalen.

Firmino gjeti golin në minutën e 99’ të ndeshjes, pas asistimit të Sadio Mane, shkruan lajmi.net.

Flamengo ishin të pafuqishëm që të riktheheshin në lojë, duke bërë kështu që Liverpool të marrin epitetin kampion bote.

Kjo është hera e parë në histori të kësaj skuadre që fitohet ky trofe. Liverpool njëkohësisht është skuadra e parë angleze që fiton Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës në një sezon.

Liverpool merr epitetin kampion bote nga skuadra e Real Madrid.