Liverpooli është vetëm një pikë prapa Man Cityt në garën për titull

Ka përfunduar ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Southamptonit e vlefshme për xhiron e 37 të Premier League.

“Të Kuqtë” fituan 2-1 në “St. Mery Stadium”, në një ndeshje ku Jurgen Klopp vendosi të startojë me lojtarë që nuk bënin pjesë në formacionin e parë.

Golin për vendasit e shënoi Redmond (13’), ndërsa Liverpooli tundi rrjetën me Minamino (27’) dhe Matip (67’).

Me këtë fitore Liverpooli redukton në (-1) diferencën me Manchester Cityn lider.